Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend/ Diskutime mbi emrat e kandidatëve për president, kreu i LVV: Të evitojmë zgjedhjet e reja
26/08/2026 18:27
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po zhvillojnë takim brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, palët në takimin e fundit ishin pajtuar të vijnë me propozime për kandidatët për president.
Kurti para se të hyjë në takim tha se e kanë emrin për president.
“Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për president a presidente të re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, deklaroi Kurti.
Top Channel