Afganistan, gjenerali: Trupa shtese ose deshtojme

21/09/2009 09:30

Afganistani po kthehet ne nje “gangrene” per amerikanet dhe trupat e NATO-s, duke na kujtuar Irakun e para disa viteve.

Rrezikun me shume se kushdo e ndiejne trupat ne terren per shkak te rritjes se fuqise goditese te talebaneve, cka ka bere qe komandanti amerikan Stanley McChrystal te kerkoje trupa shtese nga NATO ne Afganistan. Ne nje kerkese drejtuar qeverise se tij, McChrystal nenvizon se pa perforcime ne 12 muajt e ardhshem, misioni mund te deshtoje.

Ky shkrim publikohet nga gazeta e perditshme amerikane, “Washington Post”. Por kerkese bie ndesh me premtimet e presidentit Obama, i cili edhe ne nje deklarate pak dite me pare ka bere te ditur se nuk do hedhe asje hap pa u siguruar se jeta e te rinjve ushtare nuk do jete e sigurt. Komandanti i pergjithshem i Isaf-it shton se talebanet jane shume te sofistikuar dhe ne gjendje te perdorin nje propagande moderne dhe sistematike qe rekuruton anetare te rinj.

“Korrupsioni ne kupolen administrative eshte nje tjeter rrezik per vendin dhe misionin nderkombetar”, nenvizon mes te tjerash gjenerali McChrystal.

Top Channel