“Omonia” nis spastrimet, largon njerezit e Berishes

21/09/2009 08:25

“Omonia” nis valen e shkarkimeve ndaj drejtuesve te larte te shoqates qe jane shprehur pro Berishes.

Duket se sinjalet e kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule, per spastrime nga “devijatoret”, po zene vend. Pas vendimit per perjashtimin e ministrit aktual Spiro Kseres, ka marre fund “ngrirja” e Kristaq Kalit, kreut te organizates se “Omonias” per degen e Sarandes. Ai ishte pezulluar prej disa muajsh, qekurse dha te gjitha sinjalet se mbeshteste ish-ministrin Kosta Barka ne levizjet e tij politike brenda PBDNJ-se dhe “Omonias”, deri ne kandidimin e tij per deputet ne fushaten zgjedhore te qershorit 2009.

Nje mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te organizates politike te minoritetit etnik grek, e mbajtur ne seline e saj ne Sarande, ka zyrtarizuar shkarkimin dhe zevendesimin e tij. E drejtuar nga Vasil Bollano, kryetar i ketij keshilli, njeheresh edhe kryebashkiak i Himares, mbledhja ka arritur shpejt dhe pa debat, ne vendimin per shkarkimin e Kalit, pothuaj me te njejten procedure dhe me te njejtat argumente, me te cilat u be shkarkimi i ish-prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera, aktualisht minister i Punes ne kabinetin qeveritar “Berisha 2”.

Bollano tha se Kali prej kohesh nuk ishte realisht ne pozicionin e kryetarit te deges se “Omonias” per Saranden, pasi vete e kishte shperdoruar dhe braktisur kete detyre, qe i ishte besuar nga forumet perkatese, me pozicionimet e hapura kunder kursit dhe ne dem te interesave te minoritetit etnik grek.

Me tej, Bollano ka deklaruar se “ky ka qene nje zevendesim i parakohshem dhe i domosdoshem”. Per te pranishmit ne mbledhjen e thirrur ne Sarande, anetare te keshillit te pergjithshem, nuk iu tha ndonje gje konkrete ne argumentim te percaktimeve te bera ne adrese te Kalit, pasi te gjithe e kishin fshire nga lista e “te besuarve”, qe perpara muajit qershor, kur kryetari Bollano, me te drejten e kryetarit te organizates se grekeve te Shqiperise, e kishte pezulluar nga detyra e kryetarit lokal Kristaq Kalin. Mesohet se ky i fundit nuk ka qene i pranishem ne mbledhjen e fundit, qe mori vendimin e shkarkimit te tij.

Qe nga koha “e ngrirjes”, ai nuk ka shkelur ne zyrat e selise se “Omonias” ne Sarande. Shkaku ishte bere pozicioni i tij, si pjese e fraksionit qe mbeshteti ne fushaten zgjedhore kandidaturen e ish-ministrit Barka, i cili vete eshte stigmatizuar nga kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, si “i shitur” te Berisha dhe Partia Demokratike e Sali Berishes. Megjithese Barka iu paraqit zgjedhesve si kandidat per deputet i PD-se dhe jo i PBDNJ-se, ne zgjedhjet e 28 qershorit, si ne takimet zgjedhore qe pati me votuesit edhe ne posterat e vet, ai ngulmoi t’u bente te qarte atyre se kishte me vete edhe omonistet e vertete dhe se “ne PD kam marre me vete edhe flamurin e ‘Omonias’”.

Me gjithe kete, Dule ka dhene sinjalin qe “Omonia” pas perjashtimit te Barkes, organizata qe dihet se eshte ne themel te PBDNJ-se, duhet te pastrohet edhe nga “devijatore” te tjere e mbeshtetes te tyre. Kreu i kesaj organizate, Vasil Bollano, ka organizuar pikerisht kete ne Gjirokaster e pas saj ne Sarande, duke zyrtarizuar shkarkimin perfundimtar nga postet e kryetareve te degeve lokale, fillimisht te Spiro Kseres ne Gjirokaster e disa ore me vone edhe te Kristaq Kalit ne Sarande.

Qysh nga koha e pezullimit verbal nga Bollano, kater muaj me pare, Kristaq Kali ka deklaruar se “une jam kryetar i ligjshem i ‘Omonias’ se Sarandes, do apo nuk do Dule, do apo nuk do Bollano”. Ai ka sqaruar se kjo nuk ka qene nje kembengulje e kote dhe pune deshire, por sepse ai mbart votebesimin e konferences se organizates ne Sarande. “Pikerisht ajo qe me ka zgjedhur ka edhe legjitimitetin te me shkarkoje dhe jo kryetari, apo ata qe i rrine ne rresht per nje atij”, thote Kali.

Sipas ketij arsyetimi, ai vazhdon te jete kryetar i ligjshem, pavaresisht nga emra te tjere qe votohen e dalin ne krye ne menyre te sforcuar dhe pa respektuar voten e anetaresise se deges se “Omonias” ne Sarande. Mbledhja me e fundit e keshillit te pergjithshem te “Omonias”, i mbledhur ne Sarande, ka vendosur me votim qe detyra e kryetarit te deges se Sarandes te merret nga Leonidha Papa, deri tani pergjegjes i zyres se shtypit i organizates “Omonia”.

Top Channel