Terrorizmi, tre te arrestuar ne SHBA

20/09/2009 10:55

Tre shtetas afgane jane arrestuar nga FBI, pasi dyshohet se po kerkonin te kryenin atentate ne New York.

Ne pranga kane rene nje shofer autobusi 24 vjecar, Najibullah Zazi dhe babai i tij Mohammed, 53 vjec, te cilet jane ndaluar ne Denver te Kolorados.

Ndersa ne New York eshte ndaluar 37 vjecari Ahmad Wais Afzali. Zazi ishte arrestuar disa dite me pare dhe mes pas ishte lene i lire.

CNN, duke cituar burime qeveritare, ka bere te ditur se i riu kishte pohuar se kishte lidhje me Al Kaeden.

 

Top Channel