Studiuesit: Shkupi, provokim politik

19/09/2009 14:45

Studiues dhe akademike shqiptare e kane cilesuar provakacion, por edhe nje deshtim te Akademise se Shkencave te Maqedonise, enciklopedine e shkencave ku shqiptaret cilesohen si popull ardhacak dhe i zbritur nga malet.

“Fakti qe ndodh ne shekullin e 21-te nga nje shtet qe ka probleme te tjera, sic eshte ceshtja e emrit, eshte per t’u keqardhur. Ky qendrim nuk gjen asnje konfirmim historik, nderkohe qe burimet thone se para shekullit te 15-te, trojet qe sot i quajme Maqedonia Perendimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare”, u shpreh historiani Pellumb Xhufi.

Studiuesi Dritan Egro, e cileson kete nje deshtim te radhes te Maqedonise dhe argumenton se shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan.

“Me duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedonine nga shekulli i 15-te nuk e permen fare. Ky shtet u krijua per te kenaqur fuqi te medha”, u shpreh Egro.

Ndersa thone se nuk ka asnje argument shkencor dhe historik per te mbeshtetur studeimet maqedonase, studiuesit shqiptare thone se e gjithe kjo ka prapavije politike

Akademiket maqedonas bejne provokime te forta ndaj shqiptareve nderkohe qe ende nuk kane zgjidhur ceshtjen e emrit me Maqedonine , nje ceshtje qe u mohoi edhe te drejten per t’u anetaresuar ne NATO.

Top Channel