Koman, zbulohet vendbanimi i mesjetes se hershme

19/09/2009 14:25

Ne kalane e Dalmaces ne Koman, nje ekspedite arkeologesh shqiptare dhe te huaj kane arritur te nxjerrin ne drite disa monedha te shekullit te 11 si dhe kane zbuluar zone me ndertime te stilit romak ne nje siperfaqe prej 20 hektaresh qe i perkasin mesjetes se hershme.

Vendi i germimeve ndodhet ne nje zone shume malore ne afersi te fshatrave te Pukes. Rruga e perdorur dikur nga banoret e mesjetes se hershme perdoret ende nga banoret e fshatit Shen Koll.

Ekspedita e arkeologeve financuar nga Ministria e Jashtme franceze eshte vendosur prej 3 javesh ne kete zone. E njejta ekspedite nje vit me pare zbuloi ne Kalane Dalmaces disa vend banime prej guri, por gjetje e monedhave dhe shtrirja ne nje siperfaqe prej 20 ha e ndertesave prej guri te stilit romak eshte nje risi qe e ben zonen ne fjale me te zhvilluar ne Shqiperi madje ne tere Ballkanin perendimor.

Germimet e para arkeologjike ne kete vend jane kryer ne vitin 1897 nga konsulli francez ne Shkoder, i cili i shtyre nga rrefimet e banoreve te zones zbuloi rreth 130 objekte te ndryshme te mesjetes se hershme.

Top Channel