Verifikim vendimit per TCH

18/09/2009 12:10

Ministri i ri i Ekonomise e cilesoi shqetesuese situaten e krijuar nga vendimi i fundit i parardhesit te tij, Genc Ruli, qe prish ne menyre te njeanshme kontraten e qirase mes Ministrise se Ekonomise dhe Top Channel per ambientet te ish-ekspozita “Shqiperia Sot”

Dritan Prifti, u shpreh se ishte njohur me faktet, vetem nepermjet medias dhe se shume shpejt do te shqyrtoje me hollesi vendimin e paraardhesit te tij, Ruli.

“Une jam informuar nepermjet medias se Ministria ka prishur nje kontrate me Top Channel. Nuk kam kohe qe te shoh te verteten e fakteve, po nese pretendimi qendron, atehere kjo eshte shume shqetesuese. Por une rezervoj te drejten per te verifikuar me hollesi vendimi dhe shume shpejt te vij tek Top Channel me nje pergjigje te sakte”, u shpreh Prifti.

Ne daten 14 shtator, Genc Ruli, ne diten e fundit te mandatit te tij si minister i Ekonomise, urdheroi pa paralajmerim dhe ne menyre te njeanshme nderprerjen e kontrates me Top Channel, edhe pse kushtet e investimit  te parashikuara ne kontraten e qirase me Ministrine, Top Channel i ka tejkaluar.

Zoti Ruli ka patur te dokumentuar ne tryezen e tij, se Top Channel i ka tejkaluar detyrimet qe i vendos kontrata per te investuar me 2.5 here dhe ato te punesimit me 5 here, qe vertetojne zbatimin me rigorozitet te ligjit dhe per te cilin Top Channel kerkon te zbatohet po ne menyre rigoroze dhe te drejte.

“Ne qofte se kjo qe thoni ju eshte e vertete atehereeshte shume shqetesuese. Por mua me duhet te verifikoj faktet. Me te verifikuar faktet, brenda pak ditesh do te kemi nje qendrim tonin ne lidhje me kete ceshtje”, theksoi Prifti.

Top Channel