Blushi: PS te hyje ne kuvend

18/09/2009 15:25

Ben Blushi dhe Arben Malaj kane kerkuar ne emer te pese deputeve socialiste kthimin e Partise Socialiste ne Kuvend.

Duke theksuar se perfaqesojne nje grup edhe me te gjere deputetesh, Blushi e cilesoi bojkotin nje vendim refraktar te kreut Edi Rama dhe ne dem te imazhit te PS-se.

“Ne i kerkojme grupit te Partise Socialiste te lexoje qendrimin e faktorit nderkombetar per zgjedhjet”, tha Blushi.

Megjithate ne emer te deputeteve zoti Blushi beri te qarte se vendimi i shumices nuk do te thyhet.

“Per momentin ne nuk do te thyejme vendimin e shumices, ne do te respektojme kete embargo, megjithese eshte e demshme per Partine Socialiste”, u shpreh Blushi.

Ndersa deputeti tjeter Arben Malaj, shprehet se ne Partine Socialiste, kohezioni po keqperdoret per gara individuale dhe te nje grupi te vogel njerezish.

Te prere ne qendrimin dhe akuzat e tyre ndaj kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, deputet u shprehen se nuk i druhen as nje perjashtimi te mundshem nga radhet e partise.

Top Channel