Lirohet ish deputeti i PD-se

17/09/2009 22:45

Eshte liruar ish-deputeti i Partise Demokratike, Flori Bajramaj i cili u arrestua te merkuren ne mesdite, si edhe ish-sekretari i KRRT-se se Komunes Rrashbull.

Gjykata e Durresit vendosi per dy te pandehurit, ndryshimin e mases se sigurise nga arrest me burg, ne arrest shtepiak.

Prokuroria  do te vazhdoje hetimet e nisura dy vjet me pare per shperdorim detyre. Hetimi ka filluar pas shkeljeve te verejtura ne nje kontroll qe Kontrolli i Larte i shtetit, kishte hasur ne vitin 2002, ku te padenuarit mbanin pozicionin e juristit dhe sekretarit teknik te KRRT-se se Rrashbullit.

Ish-deputeti ka patur nje raport mjekesor, ne baze te cilit, gjykata vendosi ta zbuse masen e arrestit per te.

Mbrojtja ka kerkuar qe te vihet perpara drejtesise e gjithe KRRT-ja sepse vendimi i marre ka qene kolektiv, dhe jo vetem i dy klienteve te saj.  

Top Channel