SHBA: Mirepresim permiresimet ne zgjedhje

16/09/2009 14:45

Dy dite pas publikimit te raportit per zgjedhjet permes nje deklarate zyrtare Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne me kenaqesi publikimin me 14 shtator nga Zyra per Institucione Demokratike dhe Te Drejtat e Njeriut (ODIHR) te OSBE-se te raportit perfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. 

“Mirepresim permiresimet e bera ne krahasim me zgjedhjet e kaluara te pershkruara ne raport, sic eshte kuadri i permiresuar ligjor dhe procesi i regjistrimit te votuesve.  Keto fusha shenuan permiresim te prekshem ne krahasim me zgjedhjet e kaluara”, thuhet ne deklaraten e ambasades se Shteteve te Bashkuara.

Por deklarata vijon me vezhgimin se “Raporti i ODIHR gjithashtu identifikoi mangesi. U shenuan probleme lidhur me numerimin dhe regjistrimin e votave, si edhe me anshmerine e medias per partite kryesore politike.Po ashtu, ODIHR nxjerr ne pah veprime dhe presione problematike nga partite politike dhe qeveria gjate fushates elektorale.

Nxisim qeverine shqiptare dhe te gjitha partite politike shqiptare qe ta shfrytezojne kete raport dhe rekomandimet e tij per te permiresuar zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme.  Shtetet e Bashkuara qendrojne te gatshme per te punuar me qeverine shqiptare, OSBE-ne dhe Bashkimin Europian per t’u marre me fushat e shenuara per permiresim”, mbyllet deklarata.

Top Channel