Miratohet qeveria e re

16/09/2009 23:20

Miratohet me 74 vota pro kabineti i ri qeveritar i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.

Vetem nje vote, ajo e kreut te Partise Bashkimit per te Drejtat e njeriut, Vangjel Dule, shkoi kunder kabinetit dhe programit qeveritar.

“I urojme qeverise se re pune te mbare. Ne kete mandat ky kabinet do ta coje vendin drejt Bashkimit Evropian”, tha pas votimit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli.

Deputetet e maxhorances dhane voten e pare me te rendesishme politike te punes se tyre, duke miratuar perberjen dhe programin e qeverise “Berisha”.

Nje nder pikat kryesore te programit, prezantuar nga kryeministri, ishte anetaresimi i vendit ne Bashkimit Evropian dhe plotesimi i nje sere reformash e standartesh te kerkuara nga familja europiane.

Top Channel