Berisha: Shqiperia europiane, projekti yne madhor

16/09/2009 19:20

Kryeministri Sali Berisha paraqet ne parlament programin qeveritar qe pritet te zbatohet ne 4-vjecarin e ardhshem, ku prioritet kryesor eshte Shqiperia europiane.

“Projekti qe do te zbatohet eshte shume kompleks dhe i veshtire. Shqiperia europiane nuk eshte nje bulevard i shtruar per ne; eshte nje enderr e bukur, por shnderrimi i saj ne realitet eshte nje univers i tere reformash, ndryshimesh qe duhet t’u garantojme qytetareve shqiptare”, u shpreh Berisha.

Duke u perqendruar ne kete togfjalesh shume te rendesishem per te ardhmen e vendit “Shqiperi Europiane”, Berisha premtoi zbatimin e reformave institucionale, respektimin e te drejtave, e pushteteve, e puneve dhe te drejtave te cdo qytetari.

Do te jete serish nje qeveri ne diete, do te propozojme ligj per heqjen e disa favoreve te administrates, do te luftojme serish me zero tolerance korrupsionin. Qellim do te jete dixhitalizimi i sistemit online, nje prej rrugeve me efikase per te luftuar fenomenin negativ”, theksoi Berisha.

“160 mije vende te reja pune”

Kryeministri premtoi qe ne shume qytete te vendit do te ndertohen vepra energjitike dhe parqe industriale, si dhe do te stimulohen projektet e hidrocentraleve te vegjel.

“Do te shfrytezojme te gjitha burimet energjitike, deri te ato nukleare, me qellim shnderrimin e Shqiperise, ne nje vend kryesor te prodhimit te energjise elektrike”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, cdo projekt do te stimulohet, por qellim kryesor eshte ruajtja e normave mjedisore.

“Lufte varferise”

Nje nder prioritet e qeverise ne mandatin e saj 4-vjecar eshte edhe lufta ndaj varferise.

Sipas Berishes, masat kunder varferise jane jetike, ndaj punesimi eshte zgjidhja e vetme per luftimin e ketij fenomeni.

“Do te synojme rritjen e nivelit te jeteses se shqiptareve dhe rritjen e te ardhurave ditore ne 2 dollare ne dite. Qellim do te jete barazimi i pensioneve te fshatit me ato te qytetit”, u shpreh Berisha.

“Shendetesia, perparesia jone”

“Reforma ne shendetesi eshte reformave e te gjitha reformave”. Keshtu premtoi kryeministri per kater vitet e ardhshme, duke theksuar se Shqiperia do te kete sistemin me modern dhe funksional, duke patur ne themel baza te sigurta.

Berisha premtoi mbulim te shpenzimeve shendetesore per shtresat e varfra, ndersa do te kete nje sherbim mjekesor shume me te kujdesshem per qytetaret shqiptare.

“Zgjidhje e ceshtjes se pronave”

Ashtu sikurse eshte premtuar per vite me radhe, Berisha theksoi se nje nder prioritetet eshte zgjidhja e ceshtjes se pronave, regjistrimi i tyre.

“Ne premtojme rritjen e kompensimit financiar dhe fizik per ish-pronaret, si dhe kthim ne toke per ato raste qe eshte e mundshme”, u shpreh Berisha.

Po ashtu kryeministri premtoi mbrojtje dhe garanci ligjore per investitoret e huaj.
 


“Arsimimi, epiqender e programit”

“Ne ia dolem te dyfishojme rrogat e arsimtareve, te shtojme numrin e shkollave, te shtojme numrin e studenteve dhe nxenesve, por keto jane vetem nje baze solide per shkollimin e femijeve tane”, theksoi Berisha, ne fjalen e tij ne parlament, ndersa po paraqet programin qeverises.

‘Qellim, – tha kryeministri- eshte arsimimi i brezit te ri, ndersa buxheti per arsimin do te shtohet’.

“Lufta kunder alfabetizimit do te jete Alfa e punes sone ne sistemin arsimor”, premtoi kryeministri, duke shtuar se nje shoqeri me e shkolluar eshte nje standart me teper per integrimin e vendit.
 

“Opozita te vije ne parlament”

Kryeministri Berisha fton opoziten qe te jete e pranishme ne parlament.

“Deputetet e opozites duhet te jene te pranishem ne salle dhe ne garantojme se ata do te kene rol te rendesishem ne reformat per integrimin e vendit”, u shpreh Berisha.

Po ashtu kryeministri siguroi votuesit e Levizjes Socialiste per Integrim se do te gjejne te misheruar ne programin qeverises, ato pika per te cilat ata kane votuar me 28 qershor.

Top Channel