Vlore, Pylli i Sodes, vend per mbeturinat

15/09/2009 15:40

Zona e Pyllit te Sodes ne Vlore eshte kthyer prej vitesh ne shesh per hedhjen e mbeturinave.

E gjithe vija bregdetare ne nje gjatesi prej 7 kilometrash qe nga fundi i plazhit te Vjeter dhe deri ne fund te pyllit tre sodes ne afersi te fshatit Zvernec po kthehet ne nje gjigant mbetjesh inerte dhe mbeturinash urbane.

Edhe disa vjet me pare kjo zone u be problematike dhe bashkia e Vlores morri disa masa per heqjen e mbeturinave dhe gjobitjen e individeve qe i hidhnin ato por shkelesit e ligjit nuk e kane perfillur shume bashkine per shkak se ende ne zone hidhen vazhdimisht mbeturina.

Mjete te tonazhit te rende si dhe shume te tjera pa patur frike se mos gjobiten vazhdojne te mbushin te gjithe zonen dhe ne vecanti rrugen qe te con ne fshatin Zvernec.

Nga Bashkia e Vlores eshte caktuar nje vend per hedhjen e ketyre mbeturinave ne zonen e Jallise se Nartes por askush nuk shkon atje duke vijuar hedhjen e mbeturinave ne pyllin e sodes.

Top Channel