Raporti i OSBE-se, BE: Te lexohet me kujdes

15/09/2009 19:25

Nje dite pas publikimit te vleresimeve perfundimtare te OSBE/ODIHR-it mbi procesin zgjedhor ne Shqiperi, BE vlereson paraprakisht se vendi ndodhet ne nje pozite me te mire ne rrugen drejt integrimit, por thekson se raporti i vezhguesve nderkombetare duhet te lexohet me kujdes.

I pyetur nese pas leximit te raportit perfundimtar mbi zgjedhjet, Shqiperia ndodhet ne nje pozite me te favorshme ose jo ne rrugen e saj drejt BE-se, ministri i Jashtem i Suedise, Karl Bildt, vendi i te cilit mban presidencen e Bashkimit Europian u pergjigj se Bazuar ne raportin e OSBE/ODHIR-it qe ai kishte marre lidhur me zgjedhjet, Shqiperia tani eshte ne nje pozite me te mire.

Deklarata e ministrit Suedez u mbeshtet dhe nga komisioneri europian per Zgjerimin, Oli Rehn, i cili shtoi se raporti duhet lexuar me kujdes deri ne fund. “Me eshte dashur te merrem me Afganistanin dhe nga kjo pasdite do merrem dhe me dosjen e Shqiperise”, u shfajesua Rehn. Keto deklarata, zyrtaret e BE-se, i dhane ne perfundim te mbledhjes se Keshillit te Ministrave te Jashtem, ku Ballkani nuk ishte i perfshire ne axhenden e bisedimeve.

Top Channel