“Gerdeci”, familjaret: Greve urie

15/09/2009 15:00

Vendimi i Gjykates se Larte per pezullimin e ceshtetjes nga ish ministrit Fatmir Mediu ka indinjuar familjaret e 26 viktikmave, te cilet kerkojne vazhdimin e procesit ose do te hyne ne greve urie.

“Do te vazhdojme me hapat tona, do te kerkojme nje hapesire ligjore per te rihapur ceshtjen. Ne rast se nuk do te gjejme mbeshtetjen e shtetit, do te hyjme ne greve urie”, thote nje prej familjareve te viktimave.

Shperthimi ne punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec ka lene  gjurme te thella, e ato ndihen me shume ne familjet ku ka pasur viktima. Nenat qe kane humbur djemte, vajzat apo niperit sot kerkojne drejtesi.
 
Para nje viti qeveria premtoi kompesim te shtepive por edhe ndihme sociale per te gjitha familjet dhe femijet e mbetur jetime. Nje premtim i cili, sipas tyre nuk eshte mbajtur plotesisht.

Shtepite e shkaterruara jane zevendesuar me vila te medha dhe ne dukje luksoze, cka ben qe vendimi i familjeve qe kerkojne te hyne ne greve urie te mos perkrahet nga gjithe banoret e Gerdecit dhe Marqinetit.

Top Channel