Zhvleresimi i lekut, parashikohet inflacion

14/09/2009 08:10

Inflacioni ne Shqiperi pritet te rritet me ritme te larta ne muajt e fundit te ketij viti dhe ne muajt e pare te vitit te ardhshem, per shkak te zhvleresimit te konsiderueshem te lekut, gje qe nenkupton zhvleresim automatik te pagave dhe pensioneve.

Sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise, ndryshimet ne kursin e kembimit ne Shqiperi pasqyrohen ne nivelin e cmimeve ne menyre te menjehershme dhe te plote. Studimi i publikuar se fundmi merr ne analize nje periudhe dhjetevjecare dhe krahason ecurine e lekut me ecurine e indeksit te cmimeve te konsumit.

Studimi eshte pergatitur nga Klodiana Istrefi dhe Valentina Semi. Konkluzionet e studimit nuk jane qendrim zyrtar i Bankes se Shqiperise, pavaresisht se eshte kryer me fonde te bankes.
“Rezultatet tregojne se cmimet e konsumit reagojne shpejt ndaj goditjeve ne kursin nominal efektiv te kembimit. Percimi i nje goditjeje ne kursin e kembimit arrin ne 42 per qind ne kater muajt e pare. Brenda vitit, percimi arrin maksimumin ne muajin e nente, rreth 99 per qind”, shkruhet ne konkluzionet e studimit.
Leku shqiptar ka humbur 8.2 per qind te vleres se vet kundrejt euros gjate ketij viti dhe tendenca negative vijon. Dita me e keqe per monedhen tone kombetare u regjistrua javen e kaluar, kur 1 euro kushtoi 133.64 leke.

Sipas studimit te Bankes se Shqiperise, ky zhvleresim i lekut pritet te pasqyrohet ne inflacion fillimisht ne menyre te pjesshme gjate muajve te pare dhe pastaj ne menyre te plote brenda nente muajve. Disa eksperte besojne se objektivi aktual per inflacion jo me te larte se 4 per qind ndoshta eshte i parealizueshem.

Top Channel