Topi dekreton qeverine

14/09/2009 15:25

Presidenti Bamir Topi nuk e ka konsumuar te gjithe kohen e tij kushtetuese per te emeruar ministrat e rinj te kabinetit Berisha. (UPDATE)

Me shpalljen e dekreteve ne mesdite, presidenti Topi jo vetem i hapi rruge parlamentit per votebesimin e kabinetit te ri, por u dha fund edhe zerave se ai mund te refuzonte ndonje nga propozimet e kryeministrit.

Perpara shpalljes se dekreteve, kreu i shtetit u perpoq te shpjegonte se nuk eshte ne kompetencen e presidentit mosdekretimi i ministrave.

“Preokupimi im kryesor eshte qe te mos devijoj per asnje çast nga zbatimi i neneve te Kushtetutes, i gjithe kuadrit ligjor qe rregullon aktivitetin e Presidentit ne raport edhe me çeshtjen ne fjale. Çka do te thote qe ne te gjithe procesin tim te dekretimit une i referohem ne menyre shume rigoroze detyrimit kushtetues. Nese do te veproj ndryshe, do te jeni ju te paret qe do te ngreni pyetjen perse une leviz nga Kushtetuta. Por jam shume i kujdesshem. Morali politik eshte diku tjeter, aty ku behet politika. Presidenti ecen me ligjin dhe me kuadrin kushtetues. Kjo eshte e gjitha”, u shpreh Topi.

Presidenti Topi e dha kete pergjigje te pyetjes per Ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili eshte ne proces gjyqesor me akuzen e shperdorimit te detyres per tragjedine e Gerdecit.

Duke qene se ne rastin e emerimit te ministrave presidenti nuk eshte filter kushtetues per propozimet e kryeministrit apo per sensibilitetet publike qe mund te sjellin keto propozime, zoti Topi e theksoi pergjegjesine e kryeministrit Berisha per perzgjedhjet e tij.

“Persa i perket çeshtjes se kendveshtrimit politik edhe moral, natyrisht qe ky eshte nje ekskluzivitet i propozuesit, qe ne rastin konkret eshte Kryeministri”, tha Topi.
 
Kete ekskluzivitet, sic e quan presidenti Topi, kryeministri Berisha do ta ushtroje serish ne mesin e kesaj jave, kur t’i parlamentit programin politik dhe perberjen e qeverise.

Top Channel