“Gerdeci”, Mediu: Zbardhje deri ne fund ngjarjes

14/09/2009 15:10

Pas pushimit te ceshtjes nga Gjykata e Larte, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu shprehet se nuk i njeh vetes asnje lloj imuniteti, ndersa kerkon zbardhjen e plote dhe me transparence tragjedise se Gerdecit.

“Nuk i njoh vetes asnje lloj imuniteti per hetimin e kesaj ceshtjeje. Perfaqesuesit e mi ligjore pavaresisht nga kushtet e reja proceduriale kerkuan vazhdimin e gjykimit me ane te nje Memo”, thuhet ne deklaraten per media te Mediut.

I rizgjedhur deputet e njeherazi i dekretuar nga presidenti si minister i Mjedisit, me propozim te Berishes, Mediu theksoi se pozicioni i tij i ri nuk i jep asnje imunitet shtese dhe kerkon hetimin dhe gjykimin e ceshtjes deri ne fund.

Top Channel