Fushe-Kruje-Lezhe, superstrada e vdekjes

14/09/2009 11:45

Nuk ka dite qe aksi rrugor Fushe-Kruje-Lezhe te mos behet teme e lajmeve te kronikes se aksidenteve.

Kjo eshte edhe rruga me numrin me te madh te vdekjeve ne rruge. Eshte e gjitha fushore dhe megjithate aksidentet ndodhin.

Ne nje vezhgim ne gjithe gjatesine e saj duket qartazi mungesa e tabelave, apo mosrespektimi i tyre nga drejtuesit e mjeteve.

Policia rrugore edhe pse nderhyn here pas here me aksione ka deshtuar teresisht ne ndaljen e serise se aksidenteve tragjike. Aksidentet ne kete rrugen ndodhin edhe per faktin se ajo perdoret edhe nga mjetet bujqesore apo karrocat.

Te nderthurura me shpejtesine e madhe te levizjes se automjeteve dhe mungesen e sinjalistikes plotesojne trinomin “ideal” si shkaktare aksidentesh.

Ato behen burim aksidentesh vecanerisht gjate nates sepse levizin neper rruge pa asnje sinjal ndricues qe te mund te identifikohen. Ne rastin me te fundit nje furgon pasagjeresh perfundoi permbys ne ane te rruges pasi u gjend befas perballe nje mjeti bujqesor.

Top Channel