PS: Banoret duan strehe dhe jo ushqime

13/09/2009 16:40

PS, akuzoi serish qeverine se po le ne meshire te fatit banoret ne zonat verilindore te prekura ne termeti i disa diteve me pare.

Deputeti i kesaj zone, Qemal Minxhozi tha se edhe te shtunen banoret perjetuan panik, pas nje goditje nga nje tjeter termet, duke u ndjehere dy here fatkeqe perballe natyres dhe shtetit.

“Nje vizite e shpejte e kryeministrit, dy helikoptera me kothera, oriz, makarona dhe fasule, kaq ishte emergjenca. Si eshte e mundur qe ne kete situate alarmante qeveria po tregohet indiferente? Thuhet qe ne terren jane derguar 400 cadra. Nuk eshte e vertete pasi atje jane vetem 10 perqind e cadrave. Per cadra kane nevoje mbi 150 familje. Si eshte e mundur qe ka kaluar nje jave ende nuk ka nje plan aktiv per te kaluar kete situate?!”, u shpreh ne nje konference per shtyp deputeti Qemal Minxhozi.

Zoti Minxhozi tha se banoret kerkojne materiale ndertimi per shtepite e demtuara dhe cadra ndersa nga qeveria trajtohen me oriz makarona dhe uje te gazuar.

“Jam i bindur qe nese ky termet do kishte ndodhur nje jave para zgjedhjeve situata do te ishte ndryshe, i gjithe shteti do te ishte atje dhe qeveritaret e djeshem e te sotshem do kishin bere c’eshte e mundur qe kerkesat e tyre te plotesoheshin. Ketu kemi te bejme me nje indiference qe nuk po vret vetem keta njerez por edhe shpresat e tyre per te ardhmen,” perfundoi deputeti socialist.

Top Channel