11 vjet pa Azem Hajdarin

12/09/2009 15:15

Presidenti i republikes Bamir Topi ka vizituar familjen e ish-deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdari ne 11 vjetorin e vrasjes se tij.

Presidenti e cilesoi figuren e Azem Hajdarit si te paharrueshme, me vlerat e tij te rralla demokratike dhe patriotike qe sipas kreut te shtetit e shnderruan ate ne “Pishtarin e Demokracise” dhe ne nje hero per shume shqiptare.

Gjate bashkebisedimit me familjaret, kreu i shtetit, permendi dhe ndau me ta disa prej kujtimeve me te vecanta dhe me te paharrueshme te njohjes, miqesise dhe punes me te ndjerin Azem Hajdari, duke nenvizuar forcen e tij te karakterit, guximin, vetemohimin ne betejen per demokraci ne Shqiperise.

Nderkohe ne ne memorialin e ngritur per nder te Azem Hajdarit jane kryer homazhe, ku ka qene edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila e cilesoi ish-deputetin demokrat si kalores te demokracise.

Azem Hajdari u nda nga jeta me 12 shtator te vitit 1998 i qelluar ne nje atentat me arme zjarri teksa dilte nga selia e Partise Demokratike.

Top Channel