Renia e lekut, ekspertet: Shkak problemet e brendshme

11/09/2009 20:00

Ekspertet thone se zhvleresimi i lekut ndaj euros po ndodh per shkak te problemeve te brendshme te ekonomise, te nxitura tashme edhe nga kriza dhe qe kane te bejne me paaftesine e saj per te siguruar burimet e nevojshme te financimit nga jashte.

Eksperti Adrian Civici thekson se deficitti tregtar eshte negativ me rreth 2.5 mld euro. Flukset valutore nga jashte kane filluar te tkurren duke vene ne pikepytje, qendrueshmerine e monedhes ne te ardhmen, deri ne ate pike sa bankieret per here te pare po diskutojne edhe per regjimin valutor qe duhet te ndjeke vendi.

“Me kete rast duhet te zgjedhim nese do vazhdojme me kete perqindje shkembimi te lire apo duhet te nderhyjme per ta mbajtur ne ato nivele qe deshirojme”, shton Civici. 

Top Channel