Dhunohet djali i prefektit te Fierit

11/09/2009 08:35

Dhunohet djali i prefektit te  Fierit. Policia lokale ben te ditur se ai ka qene ne  nje pike servisi automjetesh, ku ka debatuar me pronaret e saj.

Mesohet se F.Troka, 23 vjeç, djali i prefektit aktual te Qarkut Fier, ka qene ne nje pike servisi automjetesh ne lagjen “Liri” te qytetit te Fierit.

Ne kete pike servisi i biri i prefektit kishte çuar automjetin e te atit per sherbime, pasi kishte defekte te renda.

Pas marrjes se automjetit, qe sipas pronareve te servisit pretendohej se ishte ne  rregull, djali i prefektit e ka testuar ate.

Burimet policore tregojne  se ai nuk ka mbetur i kenaqur nga sherbimi i kryer ndaj i makines dhe i eshte rikthyer serish vendit ku e kishte çuar per ta rregulluar.

Burime policore tregojne se F.Troka u eshte drejtuar dy pronareve, duke kerkuar llogari per defektet e konstatuara serish ne automjet.

Debatet mes tyre kane vijuar per disa minuta, derisa njeri nga vellezerit qe kane ne pronesi servisin ka qelluar ne drejtim te makines me nje mjet te gjendur prane vendit te punes.

Kaq eshte dashur dhe debati ka degjeneruar deri ne fyerje, sharje, si dhe perplasje fizike. Konfirmohet prej policise se me shume eshte lenduar i biri i prefektit Rauf Troka.

Policia eshte njoftuar per ngjarjen nga personat  e rastesishem qe kalonin prane servisit.

Ne vendin e ngjarjes menjehere kane mberritur dy furgone policore, te cilat kane nderhyre per shuarjen e sherrit.

Policet kane shoqeruar per ne komisariat punonjesit e servisit, per t’i pyetur rreth ngjarjes.

Por pas sqarimeve, mesohet se djali i prefektit nuk ka pranuar te depozitoje padi per personat qe e dhunuan, duke i shmangur ata nga ndjekja penale.

Top Channel