Vizat, Maroni: Shqiperia, ende larg

10/09/2009 13:25

Ministri italian i Puneve te Brendshme Roberto Maroni, gjate fjales qe mbajti ne Konferencen e nente te ministrave mbi emigracionin e paligjshem, kriminalitetin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin, te zhvilluar ne Brdo te Sllovenise, paraqiti veprimtarine e qeverise se Romes mbi keto tema.

Pervec ilustrimit te punes se bere per te frenuar mberrijen e emigranteve nga Libia, ai permendi edhe ceshtjen e vizave per shtetasit e rajonit ballkanik.

Sipas ministrit procesi i liberalizimit te vizave, i filluar perpara gjashte vjetesh, eshte nje nga mjetet e luftes kunder hyrjes se emigranteve te paligjshem nga vendet ballkanike. Ministri Maroni tha se tani per tani Maqedonia eshte ne rregull me standartet europiane, Mali i Zi dhe Serbia jane prane arritjes se ketyre standarteve, por Shqiperia dhe Bosnja kane akoma shume hapa per te bere.

Ai shtoi se Italia eshte e gatshme te ndjeke Shqiperine ne menyre qe nga nje janari i vitit 2010 ajo te pershtatet me normat qe duhen per liberalizimin e vizave.

Top Channel