Ende e papercaktuar fatura e termetit

10/09/2009 16:35

Brenda nje jave pritet te perfundoje perllogaritja e demeve materiale ne te gjitha fshatrat e Dibres te goditura nga termeti. 5 grupe nga Emergjencat Civile jane duke punuar ne terren dhe pas perllogaritjeve te demeve fatura do te dergohet ne Keshillin e Ministrave.

Ne zonat  e demtuara po dergohen rreth 250 cadra dhe 9 ton ndihma ushqimore. Perfaqesuesit e Emergjencave Civile sqarojne se shume pak familje kane pranuar te flene ne kampet e ngritura per te pastrehet, pasi banoret nuk duan te largohen nga shtepite e tyre.

Rindertimi i shtepive duket se do te kerkoje ende kohe dhe deri atehere nje pjese e banoreve te komunes Gjorice, Shupenze dhe te komunave te tjera duhet te jetojne ne cadra dhe me ndihmat qe shteti po shperndan per ta.

Top Channel