Vazhdon odisea e Gerdecit

09/09/2009 15:25

Edhe seanca e trete per hapjen e procesit ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ka deshtuar.(UPDATE)

Por perkunder mungesave te te pandehurve ne dy seancat e meparshme dhe disa avokateve, senca e trete deshtoi per mungesen e avokatit te te pandehurit, Dritan Minxholli.

Pas nje apeli per cdo person qe eshte pale ne procesi, gjyqtari Ridvan Hado verifikoi mungesen e avokatit Prifti qe sipas gjykatesit ishte njoftuar per daten dhe oren e gjyqit. Per shkak te mungeses se panjoftuar avokati Prifti u zevendesua me nje avokat tjeter kryesisht.

Per shkak te kalimit te dosjes nga Gjykata e Larte ne Gjykaten e Tiranes, e per pasoje edhe ndryshimin e prokuroreve nga ata te Prokurorise se Pergjithshme me te Prokurorise se Tiranes, gjykata beri njohjen e perfaqesuesve te organit te akuzes.

Prokuroret e rinj te procesit jane shefi i njesise task force Altin Dumani, zevendesprokurori i rrethit Genci Qano, prokurori ushtarak Petrit Bici dhe prokurorja e sektorit te vrasjeve Marjeta Zajimi. Nderkohe ashtu sikurse edhe dy seancat e meparshme munguan te akuzuarit Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Ardian Mullai, por u paraqiten ne salle avokatet e tyre.

Familjaret: Paska, njerez prane nesh

Perkunder mungeses se pales mbrojtese ata qe jane prezente ne te gjitha sencat e deshtuara jane familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit.

Pasi kane marre pjese edhe ne gjyqin e radhes te parealizuar, familjaret jane bere pjese e peticionit te inicuar nga nje grup gazetaresh dhe intelektualesh nepermjet te cilit kerkohet qe ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu te mos jete pjese e kabinetit qeveritar, pa dhene vendim gjykata nese ai eshte apo fajtor.  

“Ne Shqiperi paska njerez qe qenkan prane nesh. Ne kerkojme qe Mediu te paraqitet ne salle dhe drejtesia te jape vendimin per te. Nese ai eshte i pafajshem, atehere le te vazhdoje rrugen e vet”, thote njeri prej familjareve.

Top Channel