Rinas, zgjerohet terminali

09/09/2009 16:25

Ne aeroportin “Nene Tereza” kane perfunduar punimet per zgjerimin e terminalit. Ne ceremonine e organizuar kane marre pjese edhe Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, si dhe autoritete te larta te shtetit dhe te perfaqesive diplomatike.

Zgjerimi i terminalit eshte realizuar tre vjet para afatit te percaktuar dhe do te beje te mundur ofrimin e sherbimeve per 1.8 milion pasagjere, nga 1.3 milion qe jane regjistruar ne 2008.

“Shifrat e pasagjereve dhe te volumit te mallrave te perpunuar po rriten ne menyre mjaft dinamike.Shifrat e vitit te kaluar ishin 1.3 milion dhe perfaqesonin nje rritje prej 14.4 % ne krahasim me 2007. Po t’i krahasojme ne pergjithsesi me aeroportet europiane kane regjistruar nje renie vit pas viti me 0,5 % persa i perket numrit te pasagjereve. Ky i Tiranes eshte nga aeroportet me rritjen me te shpejte te pasagjereve”, u shpreh anetari i Bordit Drejtues te “Hochtief”, dr. Peter Noe.

Kryeministri Sali Berisha theksoi se ky aeroport eshte nje nga bazat e zhvillimit te Shqiperise.

“Aeroporti ka shenuar nje rritje prej 10 perqind te pasagjereve. i takon ketij aeroporti te kete patur rritjen me te madhe ne Evrope”, u shpreh Berisha.

Kriza ekonomike ne bote ka prekur edhe transportin ajror por sipas kompanise menaxhuese aeroporti i Tiranes ka rritjen me te shpejte ne kontinent.

Investimi total per kete aeroport eshte 70 milion euro dhe vetem per fazen e dyte jane shpenzuar 20 milion .

 

Top Channel