Largohen pesticidet ne Bajze

09/09/2009 16:00

Pas 17 vitesh, ne stacionin hekurudhor nderkombetar te Bajzes eshte bere e mundur sot heqja e 18 ton mbetje toksike teper te rrezikshmme, te cilat kishin ardhur ne Shqiperi nga Gjermania qe ne vitin 1992.

Qe prej asaj kohe keto mbetje toksike e kishin kthyer kete zone, si me te ndoturen dhe te rrezikshmen ne Shqiperi.

Puna per heqjen e pesticideve ka nisur qe ne muajin shkurt te vitit 2008, ku fale nje financimi prej 2 milone euro nga qeveria hollandeze bere e mundur qe keto mbetje toksike te transportohen drejt Anglise, ku dhe do te asgjesohen.

Stacioni hekurudhur i Bajzes ka qene nje nder 9 zonat me te ndotura ne rajonin e Balkanit. Por ky fakt duket se nuk ka kaluar pa lene pasoja, punonjesit e stacionit dhe banore te zones sot vuajne nga shume semundje te shkaktuara nga keto lende toksike.

Disa persona mendohet se kane humbur jeten per shkak te kesaj ndotjeje, ndersa perrreth zones ka rritje te semundjes se leucemise per shkak se banoret per shkak te mosnjohjes kane perdorur disa prej ambalazheve ku mbaheshin pesticidet.

Top Channel