Inflacioni rifillon ngjitjen

09/09/2009 08:40

Indeksi i cmimeve te konsumit ne Shqiperi rifilloi rritjen pas kater muajsh pushim, si pasoje e perfundimit te efekteve sezonale ne ekonomi, behet e ditur nga te dhenat e Institutit te Statistikave.

Cmimet e konsumit shenuan nje rritje prej 0.6 perqind krahasuar me muajin e meparshem, kryesisht per shkak te rritjes se cmimeve te ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.

Rritja me e madhe prej 8.2 perqind verehet ne nengrupin “zarzavate, perfshire patatet”.

Rritje cmimesh verehen pothuajse ne te gjitha nengrupet e tjera te grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet: ‘fruta’ 3.8 perqind; ‘sheqer, recel, mjalte etj.’ 3.1 perqind etj.”, njoftoi INSTAT.

Ne pjesen tjeter te treguesit te inflacionit verehet edhe rritja e cmimeve te shkaktuara nga nencmimi i lekut kundrejt euros.

Cmimi i duhanit u rrit me 0.6 perqind gjate muajit te kaluar, ndersa cmimet e naftes shenuan rritjen e radhes me 3.3 perqind. Pjesa e dyte e vitit ne Shqiperi shenohet zakonisht me norma te larta inflacioni.

Top Channel