Ashtu siç ishte parashikuar si nga specialistet e shendetit publik, muaji shtator do te shenoje edhe nisjen e nje sezoni me me shume probleme shendetesore.
Java e pare e muajit shtator ka shenuar rritje te personave te prekur nga semundjet e aparatit te frymemarrjes.
Konfirmimi ka ardhur nga analiza e Institutit te Shendetit Publik. Ne Buletin e 13-te Informativ, botuar dje nga ISHP-ja, nisur nga nevoja per monitorimin e ecurise se situates gripale ne vend, autoriteti shendetesor deklaroi se prirja e semundjeve te frymemarrjes eshte ne rritje, sidomos te te miturit.
Moshat pediatrike nga 6 muaj deri ne 13 vjeç jane prekur me shume se moshat e tjera nga infeksionet respiratore, jo vetem gjate javes se pare te muajit shtator, por edhe ne javet e kaluara.
Situata e te prekurve nga format e renda te infeksioneve respiratore, virozeve te stines apo gripi i derrit, nuk eshte ne kontroll te plote nga autoritetet shendetesore shqiptare.
Top Channel