Vazhdojne lekundjet e termetit

07/09/2009 15:10

Specialistet e Institutit te Sizmiologjise sqarojne se termeti me epiqender ne Gjorice te Peshkopise dhe qe u ndje ne te gjithe vendin ishte mbi 7 balle dhe thellesia e tij ishte 5 deri ne 10 kilometra.

Pas matjeve te regjistruara ne Institut, sizmiologet konfirmojne se magnituda e ketij termeti qe u shtri ne nje nder zonat me te rrezikuara sizmiologjikisht eshte 5.4 e shkalles Rihter, duke e renditur ate ne nje nga termetet me te forte ne vitet e fundit.

“Lekundja e pare eshte shoqeruar nga shume termete te tjera. Nga mbreme deri sot jane regjistruar mbi 100 pasgoditje”, thote sizmiologu Rrapo Omeri.

Goditja e pare eshte ndjere ne Gjorice te Peshkopise ne oren 23:49 minuta, vala e se ciles eshte shperndare menjehere ne gjithe vendin. Me pas kjo zone eshte perfshire nga disa dhjetra pasgoditje te lehta qe do te zgjasin gjate gjithe dites se hene.

Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ka deklaruar se jane marre masa me materiale dhe ushqime per t’i ardhur ne ndihme banoreve te demtuar

Specialistet sqarojne se Zona Vlore –Elbasan –Diber , Korce-Oher-Peshkopi dhe zona jonike-adriatike jane me te rrezikuarat nga termetet.

Top Channel