Termeti, banoret do ta kalojne naten jashte

07/09/2009 15:25

Mbi 170 objekte jane shkaterruar si pasoje e termetit te nje nate me pare, me epiqender fshatin Gjorice te Peshkopise.

Nga te dhenat e deritanishme rezulton se 166 shtepi jane te pabanueshme, nje qender shendetesore eshte shkaterruar, kater kabina elektrike dhe shkolla jane demtuar.

Banoret prej mbremjes se kaluar kane dale neper rruge dhe e kane kaluar naten jashte.

Nderkohe nje helikopter me dy tone ndihma ka mberritur ne zone dhe nje tjeter mjet pritet te sjelle tenda ku mendohet te strehohen banoret e shtepive te shkaterruara gjate nates se sotme.

Ne zonen e prekur nga termeti ka shkuar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar demshperblim per banoret, shtepite e te cileve jane shkaterruar.

Top Channel