Meta sulmon bojkotin

07/09/2009 14:00

Ilir Meta ka sulmuar ashper bojkotin e socialisteve. Aleati me i ri i kryeministrit Berisha, ndryshe nga ky i fundit, ka perdorur tone me te forta per te kritikuar vendimin PS dhe te kryetarit Edi Rama.

“Atyre qe iniciojne nisma te tilla te vjetra per politiken shqiptare qe nuk kane lidhje me realitetin ku jetojme, te jeni te sigurte se do t’u vije turp pas pak kohesh per kete veprim qe po bejne per probleme statutore”, u shpreh Meta.

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta megjithate u shpreh i qete se bojkoti nuk do te frenoje qeverine e re ne realizimin e objektivave te saj madhore.

“Asgje nuk do te na ndale ne projektin e europianizimit te Shqiperise, e liberalizmit te vizave dhe jam i bindur qe kunder projektit nuk eshte PS, por nje lidership, i cili ka vetem probleme personale dhe vetem interesa personale”, tha Meta.

Top Channel