Marreveshja, Mediu firmos sot me Berishen

07/09/2009 10:00

Demokratet dhe republikanet do te firmosin sot ne oren 11.00 kontraten e perbashket per te qeverisur edhe ne kater vitet e ardhshme.

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PR-se, Fatmir Mediu, do te jene dy firmetaret e kesaj marreveshjeje nga e cila kryetari i Partise Republikane rikthehet ne qeverine “Berisha” ne postin e ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

Partia Republikane nga kjo marreveshje do te kerkoje dy poste zv/ministrash dhe perfaqesim ne pushtetin vendor sipas kontributit qe ka Partia Republikane pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ku arriti te dale partia e dyte brenda spektrit te djathte.

Negociatat paraprake jane zhvilluar diten e premte, me 4 shtator, ku Fatmir Mediu arriti te riperfshihej serish ne kabinetin “Berisha” pas doreheqjes se parevokueshme pas shperthimit te Gerdecit me 15 mars.  

Top Channel