Tragjedia ne Oher, nuk ka turiste shqiptare

05/09/2009 14:20

Nuk ka njoftime per turiste shqiptare ne anijen e mbytur sot ne liqenin e Ohrit.

Kete e ka konfirmuar zedhenesi i qeverise maqedonase, Shefik Duraki si dhe konsulli shqiptar ne Shkup, Alfred Hoxha.

Nderkohe vazhdojne ende operacionet e shpetimit ne vendin ku ka ndodhur tragjedia.

Konfuzion edhe mbi numrin e personave qe ndodheshin ne bord ne momentin e aksidentit. Zyrtare qeveritare flasin per 46 pasagjere, kryesisht turiste bullgare, nderkohe qe ka informacione se ne anije ishin rreth 70 pasagjere, ne nje kohe kur norma e lejuar eshte 43.

Shumica e te mbijetuarve, tre prej te cileve ne gjendje te rende, jane derguar ne spital dhe nje pjese e tyre do te transportohet ne Bullgari.

Anija turistike 60-vjecare po kryente nje lundrim nga Ohri drejt Shen Naumit kur eshte mbytur ne nje distance 200 metra larg bregut per shkaqe ende te panjohura.

Top Channel