Prostituta e masakruar varroset ne vendlindje

05/09/2009 08:45

Eshtrat e nje vajze te vrare dhjete vjet me pare ne Itali jane kthyer kete jave ne vendlindje.

Familja e Hekuran Beqirit ka tashme nje varr per Enkelejden qe u zhduk qe ne vitin 1994, por Hekurani dhe Bejzania nuk mund te jene te qete, per sa kohe e dine se njerezit qe e shfrytezuan si prostitute dhe me pas e vrane vajzen e tyre, jane ende te lire.

Enkelejda Beqiri do te ishte sot 34 vjeçe, por ne vitin 1999 u vra ne Itali dhe trupi i saj u gjet dy vjet me pas prane Milanos.

Sipas prinderve te Enkelejdes, Bejzanes dhe Hekuranit, autoret e vrasjes se vajzes se tyre sot jane te lire.

“Ne vitin 1999 humbem çdo kontakt me vajzen. E kerkuam ne fillim nepermjet te afermve dhe te njohurve qe ndodheshin ne Itali, por askush nuk dinte gje. Me pas na mori djali qe u hoq si burri saj ne telefon dhe na tha qe vajza ishte larguar nga ai”, thote nena.

Prinderit tregojne se i jane drejtuar me pas Policise se Fierit, ku kane kryer denoncimin per zhdukjen e vajzes dhe kane ngritur dyshimet per perfshirjen e disa “te forteve” te Fierit ne kete zhdukje.

Policia ne Fier dhe ne Lushnje nuk dha asnje informacion. Vetem pas gjashte vjetesh, Interpol Tirana njoftoi prinderit se vajza e tyre kishte vdekur dhe se trupi i saj ishte gjetur rastesisht ne vitin 2001 ne nje pyll afer Milanos. Edhe pasi u konstatua se eshtrat e gjetura ne pyll ishin te Enkelejda Beqirit, familja nuk mundi t’i terhiqte ato per t’i varrosur ne vendlindje.

U deshen rreth tete vjet, qe ne rruge private ata te mundesonin sjelljen e eshtrave te vajzes ne shtepi. Te enjten pasdite, ne shtepine e Hekuran Beqirit ne Kolonje u hap edhe nje here morti dhe te afermit percollen per ne banesen e fundit ate qe kishte mbetur nga Enkelejda.

Nena eshte me e qete tani qe ka nje varr ku ta qaje vajzen, por ajo e di se njerezit qe ia moren ate kur ishte vetem 19 vjeçe, e shnderruan ne prostitute dhe me pas e masakruan, nuk e kane marre ende denimin, edhe pse policia i ka identifikuar dhe i ka vene ne pranga per krime te tjera.

Top Channel