ISHP: Gripi, periudha e nxehte dhjetor-janar

05/09/2009 08:25

Periudha qe do te shenoje perhapjen me te madhe te infektimit nga gripi i derrit do te nise ne mesin e muajit dhjetor deri ne mes te muajit janar.

Kjo do te jete koha qe mendohet te raportohen raste me te shpeshta te te prekurve nga gripi i derrit. Njoftimi ka ardhur nga autoritetet e huaja dhe eshte konfirmuar edhe nga autoritetet shendetesore shqiptare, Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik.

Sipas te dhenave qe jane diskutuar mes specialisteve te shendetesise, mendohet qe ne vendin tone do te preket 30-40 per qind e popullsise. Nga keto, pjesa me e madhe do te jete e formave te thjeshta dhe nje pjese e vogel e formave te renda.

“Nuk mund te behen parashikime te sakta, mund te kete pakesim te rasteve, por mund te kete edhe shtim te rasteve. Mesatarja qe eshte diskutuar jo vetem ne vendin tone, por edhe ne vende te tjera, eshte nga 30 deri ne 40 per qind e popullsise”, sqaroi specialisti i Departamentit te Epidemiologjise, Dritan Ulqinaku.

Sipas tij, autoritetet shendetesore shqiptare kane raportuar se mesatarja e rasteve qe do te preken nga gripi i derrit do te jete 30 persona ne jave.

Periudha e nxehte

Periudha e nxehte ku do te shenohet edhe numer i larte i pacienteve te prekur nga AH1N1 do te jete mesi i muajit dhjetor deri ne mesin e muajit janar. Por pavaresisht kesaj, ne vendin tone problemet dhe fluksi i pacienteve te prekur nga viroza e gripit te zakonshem eshte muaji nentor deri ne muajin mars.

Gjate ketyre muajve do te shihet me saktesi nese do te kete ndryshime te virusit te derrit AH1N1, nese influenca do te pesoje mutacione, apo do te kete nje kombinim virozash mes gripit te derrit dhe gripit te zakonshem.

“Periudha e gripit ne vendin tone nis ne muajin nentor dhe perfundon rreth muajit mars. Masat qe kemi marre para nisjes se vitit shkollor jane shperndarja e posterave dhe fletepalosjeve per nxenesit dhe prinderit”, sqaroi specialisti i Institutit te Shendetit Publik, Ulqinaku.

Top Channel