Rama: Dasma e krimit elektoral

03/09/2009 15:05

Vetem disa ore pas formalizimit te marreveshjes mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te LSI-se, Ilir Meta per krijimin e qeverise se re, kreu i PS-se, Edi Rama e konsideroi kete akt si kurorezim te krimit elektoral sipas tij te 28 qershorit.

Zoti Rama tha se kjo marreveshje ishte paralajmeruar kohe me pare nga PS dhe se ajo eshte vepra me e shemtuar sic argumentoi ai e mashtrimit publik dhe politik.

“Duke marre 83 mije vota ne emer te clirimit te shqiptareve nga Berisha, Meta perdori besimin per t’u ulur ne preherin e Berishes”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se kjo eshte koha per t’u bashkuar duke leshuar thirrje dhe per mbeshtetesit dhe simpatizantet e LSI-se qe sic tha ai jane zhgenjyer nga devijimi i votes se tyre.

Ashtu sic ka nenvizuar dhe here te tjera bashkepunimi Meta-Berisha per Ramen do te thote thellim i krizes ekonomike dhe vazhdim i plackitjes se Shqiperise.

“Dasma e kryeplakut te politikes me nusen e re te xhuvelizmit do t’i kushtoje shume Shqiperise dhe shqiptareve”, tha Rama.

I pyetur per deklaraten e komisionerit te BE-se, Olli Rehin per zgjedhjet ne Shqiperi sipas se ciles ato ishin me te mira se zgjedhjet paraardhese, zoti Rama tha se zgjedhjet per nje vend anetar te NATO-s, nuk mund te kene alternative te keqen, por duhen matur me standartet e vendeve te familjes europiane.

Top Channel