Peqin, arrestohet i kerkuari per perdhunim

03/09/2009 08:30

Eshte njohur me nje 25-vjecar ne dasme, pa menduar se do te binte viktime e dhunes se tij seksuale.

Burime nga Komisariati e Peqinit bejne te ditur se ka arrestuar 25-vjecarin Mirian Ashiku i cili akuzohet per tentative perdhunimi. Te njejtat burime sqarojne se i riu me banim ne lagjen “Cezme” te qytetit te Peqinit eshte ndaluar rreth ores 22:00 te se martes ne baze te nje urdhri te dale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Mesohet se Ashiku ishte shpallur person ne kerkim nga policia para nje jave, kur ishte denoncuar nga nje vajze nje vit me e vogel per tentative perdhunimi. Sipas denoncimit te se rese, Ashiku kishte shfrytezuar nje njohje te thjeshte me 24-vjecaren A.Sejdini, banore e lagjes “Xhami” te Peqinit, ne nje dasme.

25-vjecari ka gjetur nje moment qe vajza nuk ka pasur njerez te tjere ne banese dhe ka hyre brenda ne shtepi ku ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me te. Vajza ka shfaqur rezistence dhe ka lajmeruar policine. Por kur policia shkoi ne vendngjarje agresori ishte larguar. Ai nuk u gjet as ne shtepine e tij, deri sa dje policia arriti te pikaste levizjet e tij dhe ta vinte ne pranga.

Mesohet se 25-vjecari Ashiku ishte shpallur me pare ne kerkim per vjedhje, nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit. Me 27 korrik te nje viti me pare, ai kishte vjedhur banesen e shtetasit Sami Kabashi ne qytetin bregdetar, por qe atehere levizte i lire ne qytetin e tij, ku tentoi te kryente nje tjeter krim, edhe me te rende.

 

Top Channel