Muhedini: Ja postet qe i duhen PDI

03/09/2009 15:45

Tahir Muhedini nuk ka nevoje te prese perfundimin e negociatave te PD-se me aleatet e vegjel, per t’u shprehur per mediat. Ai e ka te qarte se cfare kerkon per te marre pjese ne qeveri.

“Kryesia e PDI ka vendosur te kerkoje Ministrine e Mjedisit ose te Punes, dy zv/ministra dhe ambasadore, nga te cilet nje i jashtem dhe ambasadore ne vende te BE-se apo ne Uashington qe te mund te zgjidhin ceshtjen kombetare came”, u shpreh Muhedini.

Por pjese e qeverise mund te jete edhe partia qe mbron interesat e minoritetit grek ne Shqiperi, per te cilen ceshtja came nuk ekziston. Te pakten nga PBDNJ kane ardhur sinjale se pavaresisht aktualisht po pozicionohet ne opozite, ky qendrim mund te rivleresohet. Zoti Muhedini thote se pjesemarrja e PBDNJ-se ne qeverine e re nuk e komplekson.

Nje parti e re e krijuar vetem kater vjet me pare, Partia Drejtesi dhe Integrim ishte supriza e zgjedhjeve te fundit.

Ndonese ne rang vendi nuk i kaloi 1% te votave, per shkak te sistemit zgjedhor ajo mundi te nxjerre nje deputet ne qarkun e Vlores. Por mandati i saj nuk eshte i domosdoshem per qeverine.

Kryeministrit Berisha i mjaftojne 68 votat e PD-se dhe 4 votat e LSI-se per te marre votbesimin e parlamentit. Partia qe mbron interesat e cameve do te negocioje me partine demokratike kete fundjave.

Top Channel