Meta: Nuk tradhetova te majten

03/09/2009 15:35

Nje dite pas zyrtarizimit te marreveshjes me kryeministrin Sali Berisha, kreu i LSI Ilir Meta, ne nje interviste per Top Channel ka rrezuar cdo akuze kundrejt tij dhe forces qe ai drejton, se ka tradhetuar elektoratin dhe te majten ne tersi. (UPDATE)

Sipas Metes, ky koalicion do te kete nje sukses te padiskutueshem duke i ofruar vendit nje hov te pandalshem ekonomik dhe social.

“Ne nuk kemi patur marreveshje me PS per shkak te kryetarit te saj. Nuk kemi tradhetuar askend dhe kur eshte pune tradhetish eshte Rama qe nuk mund te flase. Shqiperia ka nevoje per nje Parti Socialiste te pergjegjshme, serioze e te hapur dhe jo te censures ku kameramanet rrezikojne jeten 20 vjet pas pluralizmit politik. Nje parti e tille do te kishte nje rol te rendesishem ne keto procese integruese qe do te udheheqe ky koalicion”, ka deklaruar Meta.

I vene shpesh here ne qender te kritikave jo vetem nga Partia Socialiste, por edhe brenda LSI, Meta nuk pranon se ky bashkepunim do te kete kosto per figuren e tij dhe Levizjen Socialiste per Integrim.

“Absolutisht. Do te kete vetem ndikime pozitive te fuqishme. Se pari ky ndikim do te ndihet ne zgjedhjet vendore, ku LSI do te kete pranine e saj, por edhe tek kontributi qe po jep LSI per te zgjidhur ceshtjet e vendit”, eshte shprehur Meta.

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka nje argument te tijin per bashkepunimin me kryeministrin Berisha.

“Eshte 1 mije here me mire te bashkepunosh me nje kundershtar te forte sic eshte zoti Berisha, sesa me nje njeri qe nuk ka asnje princip bashkepunimi dhe moral dhe qe mbi te gjitha nuk ka asnje ide te qarte politike, sikurse ka qene filozofia absurde pertej se majtes dhe se djathtes”, ka nenvizuar Meta.

Zevendeskryeministri dhe ministri i ardhshem i Jashtem, Ilir Meta shikon vetem nota pozitive tek bashkepunimi me Partine Demokratike.

Nje marreveshje e qarte, sipas tij, qe do te kete objektiv paresor integrimin europian te vendit.

“Eshte hera e pare qe realizohet nje koalicion me nje marreveshje te qarte per 4 vitet e ardhshme dhe qe hedh themelet per stabilitet ne vend. Kur jam zgjuar sot ne mengjes celulari im ka qene i bombarduar me mesazhe urimi, gje qe nuk ka ndodhur kurre dhe me vjen keq per atyre qe nuk iu ktheva dot pergjigje”, eshte shprehur Meta.

Duke komentuar zhvillimet e Partise Socialiste, kreu i LSI e sheh si aspak optimiste te ardhmen e saj me Edi Ramen serish kryetar. “Qorrsokak!”, ka deklaruar prere Meta.

Top Channel