Borxhi, qeveria prish skemen

03/09/2009 20:15

Qeveria do te shpenzoje gjysmen e parave te arketuara nga shitja e “Armo”-s per te kompensuar renien e te ardhurave ne buxhet dhe rritjen e shpenzimeve mbi planin.

Keshilli i Ministrave eshte detyruar qe te beje kurban rreth 45 milione euro, prej parave te arketuara nga shitja e kesaj kompanie per te mbajtur nen kontroll deficitin e rritur buxhetor si pasoje shpenzimeve te larta, por edhe mosrealizimit te te ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Me kete vendim, qeveria braktis zyrtarisht skemen qe e detyronte ate t’i shpenzonte 50 per qind te cdo te ardhure nga privatizimet per uljen e borxhit publik, formule e imponuar prej vitesh nga Fondi Monetar Nderkombetar.

Prej me shume se dy vjetesh, parate e marra nga privatizimet publike nuk jane trupezuara asnjehere ne buxhet.

Por ne mbledhjen e fundit, Keshilli i Ministrave ka rishikuar buxhetitn e shtetit per vitin 2009, duke perfshire ne te edhe te gjitha te ardhurat e privatizimeve per dy vitet e fundit, levizje kjo e diktuar nga gjendja e veshtire e financave publike.

Perfshirja e parave nga privatizimet ne buxhet, i lejojne qeverise qe te ligjeroje shkeljet e kufijve ligjore per disa tregues te buxhetit, gjate ketyre tete muajve te pare, te shkaktuara keto nga renia e te ardhurave, por edhe rritja e shpenzimeve.

Madje, parate e arketuara nga shitja e OSSH-se, “Armo”-s dhe aksioneve te AMC, kane krijuar kete mundesi edhe te rrise shpenzimet.

Sipas draftit, shpenzimet per investime publike do te rriten me 12 miliarde leke te tjera nga sa ishin parashikuar ne fillim te vitit.

Rritje pesojne edhe shpenzimet korrente, me 10 miliarde leke. Per pasoje deficiti buxhetor kercen ne nivelin rekord 74.8 miliarde leke nga 50 miliarde qe ishte miratuar ne buxhetin e fillimvitit, edhe pse pjesa e rritur e tij nuk financohet permes huamarrjes, por nga parate e privatizimeve.

Top Channel