Prokuroret e botes: Kujdes nga krimi ne internet

02/09/2009 08:25

Shoqata Nderkombetare e Prokuroreve eshte mbledhur ne Singapor per te diskutuar mbi menyrat se si te luftohet krimi ne internet.

Ne takim mori pjese edhe Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, e cila ndahu opinionet se si te luftohet ky fenomen qe sjell terrorizmin, manipulimin e te dhenave dhe te llogarive bankare, vjedhjet me mashtrim te klienteve qe bejne blerje permes internetit apo perdorimi i internetit prej pedofileve dhe konsumuesve te pornografise me femije.

“Ne forumet dhe grupet e punes u diskutua per thellimin e bashkepunimit rajonal dhe nderkombetar, sepse krimi kompjuterik nuk njeh kufij dhe se shpesh ne te jane te perfshire shume persona qe jetojne ne vende te ndryshme dhe komunikojne permes internetit”, tha dje Prokuroria e Pergjithshme.

Sipas saj, ky krim me permasa globale kerkon edhe nje pergjigje globale nga ana e organeve te ndjekjes ligjore.

“Pervoja ka treguar se kriminelet dhe terroristet mund te bllokojne permes viruseve edhe funksionimin e pjeseve te tera te administrates dhe te shtetit, puna e te cileve sot nuk mund te konceptohet pa perdorimin e kompjuterit”, vazhdon njoftimi.

Sipas akuzes qendrore, ne takimet e grupeve te punes u ngrit nevoja e krijimit te institucioneve shteterore te specializuara per ekspertizen e krimit kompjuterik (cybercrime), si dhe e specializimit dhe profilizimit te prokuroreve dhe te oficereve te policise gjyqesore per hetimin e krimeve ne kete fushe.

Ne takim u konstatua se rritja e jashtezakonshme e numrit te kompjutereve dhe e perdoruesve te internetit, si dhe zhvillimi i teknologjise dhe ekonomise elektronike, ka cuar edhe ne shtimin e jashtezakonshem te krimeve ne kete fushe.

“Per kete edhe krijimi i njesive te specializuara per ndjekjen e ketij krimi behet me se i domosdoshem. Pervoja e deritanishme tregon se shpesh autoret e ketyre krimeve perdorin si mundesi per te fshehur gjurmet edhe vende te vogla, apo te tilla ku interneti nuk ka ndonje zhvillim masiv”, u ra dakord ne takim.

Po ashtu u theksua edhe domosdoshmeria e pershtatjes dhe e permiresimit te legjislacionit per ndjekjen dhe ndeshkimin e krimeve te kryera permes perdorimit te teknologjise se informacionit si nepermjet detajimit te veprave penale te vecanta dhe sanksioneve te tyre, edhe nepermjet parashikimeve specifike per marrjen dhe administrimin e provave gjate hetimit te ketyre veprave.

Gjithashtu, pavaresia dhe paanshmeria e prokuroreve ne ushtrimin e detyres ishte tema tjeter e rendit te dites te takimit nderkombetar te Singaporit.

Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, pati edhe takime te vecanta me prokurore te rajonit, si dhe me prokurore te vendeve ku ka emigracion te madh nga Shqiperia.

Takimet u fokusuan ne forcimin e bashkepunimit dhe kembimit te informacioneve me interes reciprok.

Top Channel