Pronat e Dajtit nuk sekuestrohen

01/09/2009 14:55

Ne nje kohe qe Dritan Dajti mbahet ne spitalin e burgut ne pritje te nje operacioni per ta shpetuar ate nga paraliza, Prokuroria e Krimeve teR nis verifikimin e pronave te tij, megjithese me akuzat qe i adresohen atij, per momentin asnje nga pronat nuk rrezikojne te sekuestrohen.

Burime te besueshme te Top Channel thane se referuar ligjit per sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave qe merren me aktivitete te paligjshme, pronat e Dajtit nuk mund te sekuestohen pasi ai akuzohet per vrasje dhe jo per trafiqe apo gjobvenie ashtu sikurse thote ligji i sekuestrove.

Por burimet shtuan se verifikimi i pasurive po kryhet pasi, nese ne te ardhmen mund te vertetohet se Dritan Dajti mund te kete urdheruar edhe gjobevenie apo mund te jete implikuar ne ceshtje droge apo trafiqesh te tjera. Ne kete moment keto prona vendosen menjehere nen sekuestro.

Nderkohe grupi hetimor po perpiqet te zbardhe shume enigma mbi ngjarjen tragjike te shtate gushtit ku kater police mbeten te vrare dhe i ri vdiq gjate operacionit qe ende zyrtarisht nuk ka nje skeme, qe nis qe nga personi qe urdheroi njesine Goss te nderhyje deri tek menhyra e zhvillimit te aksionit.

Sidoqofte ata qe do te flasin perfundimisht per masakren jane hetuesit te cilet do te vertetojne nese ka apo jo perfshirje oficeresh policie ne ceshtjen Dajti, ndersa ajo qe se paku dihet per momentin eshte se policia shqiptare po rishikon edhe njehere pergatitjen e punonjesve te saj dhe planin e masave qe merren ne operacione te ndryshme.

Top Channel