Malaj: Zgjatja e mandatit, mentalitet diktatorial

31/08/2009 12:45

Arben Malaj i cili terhoqi kandidaturen nga gara per kreun e Partise Socialiste, ka shpjeguar arsyet e ketij vendimi, duke sulmuar edhe kreun ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama.

Sipas Malajt, ne Kongresin e Jashtezakonshem nuk u be asnje analize per shkaqet qe cuan ne humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Malaj shtoi se fjala e Edi Rames nuk tregoi ne asnje moment reflektim personal.

“U terhoqa nga gara sepse kandidimi im do sillte grindje brenda PS-se”, shtoi deputeti socialist, duke theksuar se pavaresisht kritikave, ai do te jete pjese e pandare e partise. “Ne do jemi anetare te PS-se, pavaresisht kritikave qe kemi per procesin. Vendimet e marra nga PS nuk jane efektive dhe nuk e rrisin besimin e saj publik. Te kerkosh te zgjatesh afatin per te qene lider pasi ke humbur, eshte nje mentalitet diktatorial. Ne nuk duam nje PS me nje lider me pushtet absolut qe tenton te marre mandate te tejzgjatur”, nenvizon Malaj.

Ai ka shtuar se modeli i lidershipit absolut qe nuk njeh asnje humbje, eshte nje rrezik i madh per te ardhmen e Partise Socialiste. “Per shkak te mentalitetit te liderit u krijua nje menaxhim vertikal i fushates. Rama nuk ishte i gatshem qe nje pune te bere nga ekspetet e PS ta kthente ne nje manifest elektoral. Fushata jone u personalizua, u vertikalizua dhe u mbeshtet thjesht dhe vetem tek emri i Edi Rames”, shtoi Malaj.  

Top Channel