Lirimi i te burgosurve, Rama: Berisha te jape llogari

31/08/2009 14:15

Kryetari socialist ne detyre, Edi Rama ka dale ne nje konference per shtyp ku ka denoncuar serish lirimin e disa te denuarve gjate fushates, veprim qe e quajti, “bashkepunim i shtetit me mafjen”.

Rama i dha nje mesazh te drejteperdrejte kundershtarit te tij politik, Sali Berisha, duke thene se ai duhet te kuptoje se nuk i shpeton dot transparences te lidhur me kete ceshtje, duke e inkuadruar ne ceshtje te procedures administrative apo duke e lene ne nje ceshtje qe duhet te merren nivele te tjera pervec tij, sepse sipas Rames, ai e ka orkestuar kete maskarade.

“Kjo eshte nje ceshtje qe nuk mund te tolerohet dhe per te cilen PS do kerkoje transparence te plote. Ne nuk mund te pranojme qe Shqiperia te jete vendi ku parlamenti e qeveria te lindin nga bashkepunimi me autoritetet e krimit. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit eshte prioritet i prioriteteve ne cdo vend te BE. Nuk mundet dot qe nje vend qe troket ne BE, te krijoje nje qeveri nga nje parlament qe lind perj nje aleance te organizuar me kriminele te damkosur dhe te gjykuar si te tille”, theksoi Rama.

Ne vijim, ai qartesoi qendrimin e Kongresit te Jashtezakonshem lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit. “Kongresi ka qene i qarte dhe i vendosur ne konsideraten e legjitimitetit te cunguar te zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme jane nje objektiv i imponuar per t’i dhene sovranitet parlamentit. Ky pralment nuk mund te jete teatri i nje farse demokratike dhe me kete parlament PD do kete raporte te kushtezuara deri ne fund. Eshte fare e qarte edhe autoriteti qe kongresi i ka lene grupit parlamentar te PS-se per te ushtruar sovranitetin e vet”, tha gjithashtu Rama.

Ne fund te fjales se tij, ai u ndal ne denoncimin e pastrimit te administrates shteterore. “Dua te ritheksoj se procesi i deformimit dhe i transformimit te kesaj republike ne nje projekt qe synon kapjen e te gjithe sektoreve jetike te vendit, vazhdon sot e gjithe diten persekucionin politik ndaj atyre njerezve te afishuar si qytetare opozitare, duke i larguar masivisht nga puna”, perfundoi kryetari ne detyre i Partise Socialiste.

 

Top Channel