Rama: Zgjedhjet e parakohshme, te domosdoshme

30/08/2009 13:45

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste ne nje konference per shtyp nje dite pas kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme jane te domosdoshme per rivendosjen ne vend te sovranitetit te popullit.

“Do te diskutohet per me vone se kur do te kthehet dhe nese do te kthehet PS-ja ne parlament. Qendrimi i kongresit ndaj zgjedhjeve ishte i qarte dhe i prere, i tille eshte edhe ndaj parlamentit dhe ndaj qeverise, qe do te thote se PS nuk mund te kete nje marredhenie normaliteti me parlamentin”, eshte shprehur Rama.

“Vendimmarja e PS-se per marredheniet me kete parlament me legjimitet te cunguar, eshte nje vendimmarrje qe kongresi ja ka lene institucioneve te tjera te PS-se duke i konsideruar keto zgjedhje pa legjimitet. Duke mos i njohur keto zgjedhje ne kuptimin politik, ne e konsiderojme te domosdoshme qe sovraniteti i popullit duhet te rivendoset me zgjedhje te reja dhe te parakohshme”, sqaroi ai.

Duke folur per terheqjen e Arben Malajt nga kandidimi per kreun e PS-se, Rama ka deklaruar se nuk kishte dijeni per kete ceshtje. “Nuk kam dijeni per terheqjen e Malajt, por do te me vinte shume keq nese kjo do te ishte e vertet. Per momentin nuk bej komente se nuk jam ne dijeni te kesaj ceshtjeje”, tha Rama.

Ai ka sqaruar se rivalet e tij per kreun e kesaj partie nuk i sheh si “grupe ne PS, por vetem kolege me qendrime te ndryshme”.

Rama theksoi se eshte koha qe bashkepunim me LSI-ne, por jo me ate te Ilir Metes.

“Bashkepunim me LSI-ne e opozitareve dhe jo te tamaqareve. Me Levizjen per Integrim te Xhufit dhe jo ‘Levizjen Speciale per Interes’ te Metes”, tha kreu ne detyre i PS-se.

Top Channel