Rama: S’mund t’ia falim zgjedhjet Berishes

29/08/2009 18:45

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se partia e tij nuk mund t’ia fale ne asnje menyre zgjedhjet Partise Demokratike.

Ne nje prononcim per Top Channel pas fjales se mbajtur ne kongres, Rama ka theksuar se nuk ndjen asnje pergjegjesi per humbjen e PS ne zgjedhje.

“Ne nuk mund t’ia falim keto zgjedhje kesaj makinerie kriminale shtet-pushtet. Ketu ceshtja eshte e thjeshte dhe ketu nuk behet fjale per nje rrekje per te krijuar nje alibi, por per nje te vertete shqiptare te shtrire para dhe pas procesit, e faktuar ne nje pjese te saj dhe “e pafaktueshme” ne nje pjese tjeter”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet, duke shprehur bindjen se shqiptaret me 28 qershor votuan per largimin e Berishes nga pushteti.

“Une kam zgjedhur te jetoj ne nje vend qe nuk mund te pranoje zgjedhje si ato qe u bene. Ne mbrojme mendimin se me 28 qershor populli votoi largimin e Berishes dhe politiken per ndryshim qe ne ofruam. Nese ne i falim keto zgjedhje, ne nuk mund te kryejme zgjedhje ne te ardhmen”, ka shtuar Rama.

Top Channel