Manjani: Rama, nen sqetullen e politikes se vjeter

29/08/2009 16:25

Juristi i PS, Ylli Manjani ka deklaruar se pas zgjedhjeve te 28 qershorit Partia Socialiste eshte bashkuar me politiken e vjeter, pasi kryetari i saj Edi Rama nuk ka dhene doreheqjen sic e parashikon statuti.

“Rama, krejt pa pritur, sot eshte futur ne sqetullen e politikes se vjeter. Nese ne fushate thuhej se politikani qe humb zgjedhjet duhet te largohet, sot po thuhet qe ky politikan te rikandidoje”, ka pohuar Manjani.

Ne nje prononcim per Top Channel, ai ka theksuar se do apo nuk do, PS i ka humbur zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo eshte dicka qe duhet te pranohet.

“Jemi perpara nje fakti te padeshiruar qe ne i kemi humbur zgjedhjet. Kjo eshte nje fakt, pavaresisht arsyet. Nje pjese thote se zgjedhjet jane humbur ngaqe i vodhi Berisha, ndersa te tjere thone se jane humbur per shkaqe te tjera. Por ne sot jemi ketu per te insistuar qe gjithcka te pranohet ashtu sic eshte”, ka deklaruar Manjani.

Sipas tij, edhe zgjedhjet per kryetarin e partise jane te kota, pasi nese kandidon Rama ka shume mundesi qe ai t’i fitoje ato.

“Nuk ka kuptim qe te kete zgjedhje per kryetarin. Do te kandidoje zoti Rama dhe do te fitoje. Nuk ka alternative tjeter”, ka shtuar Manjani.

Top Channel