Kongresi, Ruci: Humbem shansin per zgjedhje te lira

29/08/2009 13:30

Anetari i kryesise te Partise Socialiste, Gramoz Ruci ka mbajtur fjalen e hapjes ne Kongresin e Jashtezakonshem te PS-se pas materialit filmik qe denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Partia jone eshte forca kryesore politike ne vend, te ciles i kane besuar ne vijimesi shumica e qytetareve shqiptare. Nuk jemi ketu per te kryer nje akt formal, por jemi mbledhur per te punuar dhe eshte kjo arsyeja qe asambleja kerkoi mbajtjen e kongresit per dy qellime; qendrimin e PS-se per ate qe ndodhi ne zgjedhje dhe e dyta, administrimi i kandidaturave per te votuar kreun e partise”, theksoi Ruci.

Ne vijim, ai shtoi se gjate 2 muajve reflektim pas zgjedhjeve ka dale ne perfundimin se Shqiperia nuk ka zhvilluar zgjedhje sipas standarteve. “Ky kongres do te duhet te shprehet per rezoluten e asamblese ne lidhje me zgjedhjet si dhe do t’i hape rruge zgjedhjes se kreut te PS-se. Mbas ketij kongresi te gjithe do ndjehemi me te forte, te paperjashtuar”, shtoi Ruci.

Ne fjalen e tij, ai nuk la pa sulmuar kreun e maxhorances, Sali Berisha. “Eshte marre serish peng gjithe vendi nga nje kase mediokresh e te paaftesh. Ka nje emer qe nuk dua ta permend, eshte emri i atij qe do te behet mbreti i shqiptareve. Ai emer eshte personifikimi i humbjes se endrres te te gjithe shqiptareve per zgjedhje te lira. Mbreti qesharak trazoi kutite, perdori vjedhjen per te fshehur mekatet e vjetra pas pushtetit. Ne keto zgjedhje politike ne nuk ishim perballe PD-se por perballe shtetit. Ne nje perballje te tille nuk mund te kete rezultat te pranuar e aq me teper te fituar”, nenvizoi deputeti socialist.

Ruci kerkoi nga delegatet qe te analizojne me qetesi shkaqet qe cuan ne deshtimin e 28 qershorit. “Pres qe secili nga ne te flase dhe analizoje se pse nuk mundem te perballojme dhe fitojme kete sfide. Pres te verifikojme pse nuk numeruam voten e shqiptareve qe pushteti te shkonte majtas. Ky kongres do te na beje me te ndergjegjshem dhe me te pergjegjshem.  Kemi vetem nje rruge per te ndjekur, te realizojme misionin tone politik te ketij vendi sipas standarteve europiane. PS ka qene e hapur per cdo ide progresiste. PS ka demonstruar se eshte e vetmja politike qe nxit dhe pranon debat brenda radheve te saj. Fatin e drejtimit te PS-se e ka vetem anetaresia socialiste”, tha Ruci ne fjalen e tij.

Top Channel